INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthimi i opozitës në Parlament, Kryemadhi: Do jemi për studentët që Rama i manipulon

Rikthimi i opozitës në Parlament, Kryemadhi: Do jemi për studentët që Rama i manipulon

Publikuar më: 16:47 18-12-2018

Opozita të enjten dhe të premten do të jetë në Parlament për të marrë pjesë në seancën ku do të rrëzohet dekreti i Presidentit Ilir Meta për buxhetin dhe të premten për vettingun e politikanëve.

Vendimi u mor sot në një mbledhje të Bashës me aleatët. Pas kësaj mbledhjeje ishte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi që tregoi arsyen e rikthimit të opozitës në Parlament.

“Do jemi për ata studentë me të cilët Rama po tallet dhe i manipulon. Rama nuk është aq i zoti, nuk është as doktor shkencash, as piktor por është një kryeministër i lidhur me krimin, është një kryeministër që i vjedh paratë e studentëve për xhepat e tij”, tha zonja Kryemadhi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0019769668579102