INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ringjallet qyteza, të gjitha shtëpitë shiten për vetëm 1 euro

Ringjallet qyteza, të gjitha shtëpitë shiten për vetëm 1 euro

Publikuar më: 12:48 13-05-2019

Amerikanët, arabët, kinezët, rusët, argjentinasit, francezët, britanikët. Këto janë vetëm disa nga blerësit të cilët së shpejti do të zotërojnë ndërtesat në pronësi të komunës së Sambuca di Sicilia nw Itali, ku në muajt e fundit administrata ka nxjerrë në shitje, me çmim prej një euro, 16 shtëpi të braktisura në qendrën historike.

Iniciativa është përqafuar me sukses të papritur, me mbi 100 mijë e-mail dhe telefonata nga e gjithë bota me kërkesa për informacion, pas një transmetimi të shërbimit në kanalin e turizmit të rrjetit televiziv CNN.

Një grua nga Virxhinia, e cila erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Sambuca për të parë shtëpitë për shitje personalisht, iu dha prona për 21 mijë euro. Tani pronarët e rinj do të kenë një periudhë maksimale prej tre vjetësh për të ristrukturuar, siç kërkon oferta, dhe më në fund të gëzojnë “Buen retiro” të tyre në Sicili.

“Që nga viti 2016, ne jemi zgjedhur ‘Borgo dei Borghi’, – thotë nënkryetari i Sambucas, Giuseppe Cacioppo, – jeta e komunitetit tonë ka ndryshuar thellësisht. Që atëherë, në fakt, ne kemi njohur një bum turistik të vërtetë: janë rritur numrat e shtretërve, me nismën “bad and breakfast”, edhe tregu i pasurive të patundshme ka pësuar një zhvillim të paparë.

Kur filluam projektin e ‘Shtëpive me 1 euro’, ne nuk e prisnim këtë sukses. Ne u pushtuam nga qindra të huajt, shumë prej të cilëve kanë vendosur të vijnë në vendin tonë. Sot ne po korrin frytet e kësaj pune”.

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049