INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rinisin arrestimet për energjinë

Rinisin arrestimet për energjinë

Publikuar më: 10:53 12-07-2017

OSHEE ka rifilluar kontrollet. Task Forca bën të ditur se janë shoqëruar në polici 20 abonentë, ku mes rasteve të konstatuara në shkelje të ligjit, janë dhe bizneset. Katër subjekte private janë proceduar ligjërisht dhe rasti më i fundit i përket një subjekti privat në Fier, i cili me ndihmën e  elektricistit të zonës, vidhte energjinë.
Policia e Fierit ka vënë në pranga punonjësin e OSHEE si dhe biznesmenin, pronar të subjektit privat.
Si pasojë e aksionit të Task Force, edhe në Burrel janë shoqëruar 2 abonentë për lidhje të paligjshme të energjisë, ndërsa njëri është shoqëruar në Kukës.
Ndërsa në Elbasan, abonentja E.Z kishte dëmtuar matësin dhe po procedohet nga Policia.
Drejtoria Rajonale në Tiranë gjatë kontrolleve të ushtruara, ka konstatuar në total 15 raste nga të cilat 7 rilidhje të paligjshme për kategorinë familjare dhe 3 për kategorinë privat. Gjithashtu janë konstatuar 5 raste të vjedhjes së energjisë.

Article Logic
Execution time: 0.003148078918457