INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rinisin reshjet e dëbores në vend

Rinisin reshjet e dëbores në vend

Publikuar më: 11:28 16-01-2017

Ulja e temperaturave ka risjellë reshjet e dëborës në zonat veriore të vendit. Sipas të dhënave, mësohet se situata problematike paraqitet në Shkodër, Kukës, Dibër dhe Korçë, ku në disa akse duhet të përdoren zinxhirët. Ndërsa fshati Arrën në Kukës vijon të jetë i bllokuar.  Aksi rrugor rural Peshkopi-Lurë vazhdon të jetë i bllokuar, por kalimi i mjeteve kryhet nga aksi rrugor Kurbnesh- Lurë.
Punonjësit e emergjencave, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e angazhuara për përballimin e situatës, gjenden në terren për t’iu gjendur pranë qytetarëve e mjeteve në vështirësi.
Grupet e specialistët të OSHEE janë duke punuar për riparimin e defekteve në disa zona ku ka munguar energjia elektrike.
Në të gjitha zonat e prekura nga dëbora Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale Shtetërore ka shpërndarë e ndihmave ushqimore dhe materiale. Ditën e sotme do të dërgohen ndihma në fshatrat Theth, Ketë, Çajë dhe Selishtë. Ministria e Transporteve ka bërë publike situatën e akseve rrugore në të gjitha qarqet  e vendit.
Qarku Shkodër:
Në qarkun e Shkodrës të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshme pa probleme. Përdorimi i zinxhirëve është i nevojshëm në disa akse rurale të këtij qarku.
Të qarkullueshme me zixhirë janë akset rrugore Shkodër – Shllak – Temal ,Tamarë – Vermosh, Hadroj – Qafë – Bene ,Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë, Fushë Arrëz – Qafë Shllak, Qafë Çele – Pukë – F.Arrëz, Qafë Qerret – Qelëz- Bardhet – Iballë dhe Shkodër – Bregu Lumit – Theth
Aksi rrugor Shkodër – Theth është i kalueshëm deri në Qafë Thore
Qarku Kukës:
Të gjitha akset kombëtare në shkallë qarku qarkullohen pa zinxhirë, përjashtuar aksin rrugor Ura e Zapotit-Shishtavec.
Aksi rrugor për në Njësinë Administrative Arrën vazhdon i bllokuar.
Po punohet për hapjen e rrugëve që paraqesin probleme për lidhjen e fshatrave me qendrën administrative.
Në Njësinë administrative Gjinaj ka pasur probleme me furnizimin me energjinë elektrike.
QARKU DIBËR-Në akset rrugore Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë, Kuben – Vasie, Ura e Qytezës – Zerqan dhe Ura e Çerenecit – Steblevë qarkullimi i mjeteve kryhet pjesërisht me zinxhirë.
Në aksin Qafë Bualli – Krastë, qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.
Aksi rrugor rural Peshkopi-Lurë vazhdon të jetë i bllokuar, por kalimi i mjeteve kryhet nga aksi rrugor Kurbnesh- Lurë.
Për hapjen e akseve rrugore problematike po punohet me forca dhe mjete.
Qarku Korçë:
Në qarkun e Korçës të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshme. Aksi rrugor Korçë – Boboshticë – Dardhë është i kalueshëm me zinxhirë ndërsa aksi Korçë-Ersekë është i kalueshëm me zinxhirë në pjesë të caktuara.
Probleme me furnizimin me energji elektrike ka pasur në fshatin Mollas të bashkisë Kolonjë.
Në qarqet e tjera nuk raportohet për probleme

Article Logic
Execution time: 0.0027849674224854