Djali i Sokol Olldashi, Glauku rifshaqet disa orë para protestës së opozitës dhe jep një mesazh. Ai u bën thirrje shqiptarëve, të lënë ndasitë e të bashkohen për Shqipërinë.
Mesazhi i plotë:
“Të kërkosh pacënueshmërinë e lirisë së votës do të thotë të kërkosh respektimin e sistemit demokratik, në themelet e të cilit qëndron kontributi i të gjithë demokratëve, që ditën të rrëzonin sistemin më të egër totalitar. Krimi më i madh që na ka bërë kjo qeveri është vjedhja e idealit. Dhe, në qofte se nuk bashkohemi, gjaku e lotët tanë e i paraardhësve tanë do shkelet! Në vitet ‘90, Shqiptarët jetonin në skamje, ama diskutohej dhe luftohej për ideale. Sot diskutohet vetem mirëqenia personale dhe idealet janë harruar. Dua t’i bëj thirrje të gjithe shqiptarëve, të mëdhenj e të vegjël, të majtë e të djathtë: të harrojmë ndasitë e të bashkohemi për veten tonë, për familjet tona e për Shqipërinë tonë”.
Kohët e fundit Glauku është bërë pjesë e PD-së dhe ka qënë aktiv në takimet e protestat e opozitës.