INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rivali kinez i Note 9 publikohet papritur

Rivali kinez i Note 9 publikohet papritur

Publikuar më: 16:38 13-07-2018

Xiaomi është një brand që njihet për çmimet e ulëta dhe cilësinë e këtyre produkteve. Raporti cilësi çmim është i vetmi faktor që ka bërë që Xiaomi të fitonte treg nga kompani mjaft më të vjetra në treg si Samsung. Ky i fundit duket se do të rivalizohet përherë e më shumë nga rivalët kinezë.

Xiaomi nuk ka pasur kurrë produkte të nivelit më të lartë, kjo pasi kjo kompani është përqëndruar përherë tek produktet më ekonomike. Gjërat ndryshojnë me kalimin e kohës dhe mesa duket dhe tregu i smartphonëve premium po synohet nga Xioami.

Galaxy Note 9 pritet që të lançohet këtë gusht dhe padyshim që qëllimi i një smartphoni të tillë ultra premium është konkurimi me iPhonët e ardhshëm që do të lançohen këtë shtator. Xiaomi mbase po shkel në zona të paeksploruara më parë nga ata, por ama kjo kompani duket si një rival mjaft serioz për të ardhmen.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039429664611816