Ilir Meta është sërish kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, sipas parimit “një anëtar, një votë”, duke marrë 76% të votave. Themeluesi i LSI në vitin 2003, i larguar nga radhët e socialistëve, do të drejtojë këtë forcë politike edhe për 4 vitet e ardhshme.
Pas shpalljes së rezultatit, Meta ka falenderuar me anë të një video-mesazhi të gjithë anëtarët e LSI-së, të cilët e rizgjodhën në krye të partisë. Meta ndodhet për një vizitë në Schlesëig-Holstein të Gjermanisë, ku do të takohet me kryeministrin dhe kryeparlamentarin e këtij landi. Kryetari i LSI-së nuk ka harruar të falenderojë dy konkurrentët e tjerë në garë, Shezai Rrokajn dhe Përparim Spahiun, për idetë që ata sollën gjatë fushatës.