INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roje evropiane në kufijtë tokësorë dhe detar të Shqipërisë!?

Roje evropiane në kufijtë tokësorë dhe detar të Shqipërisë!?

Publikuar më: 09:31 12-02-2018

Një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe Komisionerit për Migrimin dhe Punët e Brendshme në BE Dimitris Avramopulos parashikon vendosjen e rojeve kufitare dhe evropiane. Për këtë qëllim ka mbërritur këtë të hënë në Tiranë Dimitris Avramopulos, i cili takimin e parë pritet ta ketë me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në Tiranë do realizojë për këtë qëllim nënshkrimi i një marrëveshje mes policisë shqiptare dhe Frontex, Agjensisë së BE-së përgjegjëse për mbikëqyrjen e kufijve tokësorë e detarë të zonës europiane Shengen, në koordinim me vendet anëtarë të zonës Shengen.
Komisioneri Avramopulos do të jetë në delegacion më një grup ekspertesh të Frontex, me të cilët pritet të zyrtarizohet bashkëpunimi e që do mbështesin palën shqiptare me logjistikë dhe trajnime. Marrëveshja parashikon kontrolle dhe operacione te përbashkëta mes dy policeve, por policia shqiptare do të mbështetet nga Frontex me trajnime dhe logjistikë.

Article Logic
Execution time: 0.0019469261169434