INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Romeo dhe Xhuljeta bashkojnë serbët dhe shqiptarët

Romeo dhe Xhuljeta bashkojnë serbët dhe shqiptarët

Publikuar më: 09:52 31-05-2016

Shqiptarët dhe serbët bëhen bashkë kur bëhet fjala për të bërë art. Ata do të mbajnë një shfaqe teatrale në Tiranë javën e parë të muajit qershor. Shfaqja e përbashkët serbo-shqiptare “Romeo e Xhulieta”, nga William Shakespeare, në regji të Predrag Miki Manojlloviq, prodhuar nga Radionica Integracija (Beograd) dhe Qendra Multimedia (Prishtinë) do të shfaqet në Tiranë, në Teatrin Kombëtar.


Në shfaqje interpretojnë aktorët, Uliks Fehmiu, Anita Manciq, Mensur Safçiu, Tristan Halilaj, Milica Janevski, Jovana Gavriloviq, Edona Reshitaj, Nikola Rakoceviq, Arta Selimi Nebojsa Glogovac, Faris Berisha, Goran Jevtiq, Armend Baloku, Natasa Tapuskoviq e Miki Manojlloviq.

Për shfaqen ka folur regjisori Predrag Miki Manojlloviq, i cili e ka bërë të qartë se kjo shfaqje nuk është refleks i mendimit politik, por vepër e njerëzve që kanë talent, mend dhe guxim. Sipas tij secili nga pjesëmarrësit e do kombin e vet dhe nuk e urren të huajin dhe është gjë e madhe që rreth këtij projekti janë mbledhur artistët nga Beogradi dhe Prishtina duke bashkëpunuar me zemër dhe fuqi të plotë.

Shfaqja është mbajtuar në muajin prill në Serbi dhe më pas në Kosovë e pritet në kulmojë në 7 qershor në Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0047640800476074