INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet deputeti i LSI, për familjen dhe krushkun në politikë

Rrëfehet deputeti i LSI, për familjen dhe krushkun në politikë

Publikuar më: 11:43 01-11-2017

Edmond Haxhinasto flet për herë të parë për jetën private, bashkëshorten, fëmijët dhe krushkun e tij deputet. Deputeti i LSI Edmond Haxhinasto, më herët ministër i Transportit ka zbuluar se çfarë i pëlqen më së shumti te bashkëshortja e tij simpatike.
Edmond Haxhinasto:
“Serioziteti i saj, është shumë e përkushtuar në gjërat që bën”.
Po për herë të parë Haxhinasto ka folur edhe për krushqinë e tij në politikë. Haxhinasto dhe kolegu i tij në parti Nasip Naçon janë krushkë, pasi djali i të cilit, Franko Naço është fejuar me vajzën e deputetit, Eliza Haxhinaston.
Edmond Haxhinasto:
“Vajza është fryti ynë që ka bekimin tonë, përfaqëson më të mirën që kemi të dy si prind, ne jemi shumë të kënaqur me angazhimin e saj për të ecur në jetë, kolegu im Naço është një njeri me shumë integritet, me shumë taban, njeri shumë serioz dhe unë jam shumë i kënaqur”.

A ndikuan 2 politikanët tek lidhja e dy të rinjve, Haxhinasto përgjigjet në këtë mënyrë.
Edmond Haxhinasto:
“Ka qenë një histori e tyre, ishin në një shkollë bashkë te Faik Konica, ishte një zgjedhje e tyre, kur e dëgjova në fillim kisha një pikëpyetje... por është një familje shumë e respektuar, e nderuar. Sigurisht kur një prind baba dëgjon shoku i vajzës etj.. mendon që kjo do avancojë më tej dhe ka pikëpyetje se kjo është shumë e rëndësishme, ata janë njohur në një moshë të re”.
Por a kanë ndërmend dy të rinjtë që të bëhen pjesë e politikës aktive? Edmond Haxhinasto përgjigjet në këtë mënyrë.
Edmond Haxhinasto:
“Ata pëlqejnë politikën por janë studentë dhe s’kanë bërë ndonjë plan për t’u marrë me politikë, po studiojnë në fusha të ndryshme, djali po studion për juridik, kemi shumë besim tek ata dhe do e planifikojnë vetë ata”.

Article Logic
Execution time: 0.0046360492706299