INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi i studentes që i hodhi bojë ministres për IN Tv: Pse jam e dëshpëruar [VIDEO]

Rrëfimi i studentes që i hodhi bojë ministres për IN Tv: Pse jam e dëshpëruar [VIDEO]

Publikuar më: 21:08 17-11-2016

Një incident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme ku studentja Mirela Ruko i hodhi bojë në kokë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Mirëpo Ruko ka pasur një arsye të fortë pse e ka bërë atë veprim ndaj ministres, dhe e gjitha kjo lidhet me një histori prekëse të rrëfyer më parë për emisionin “Zoom In” të IN Tv. Ajo rrëfente vështirësitë e familjes së saj për t’i paguar shpenzimet që vajza e tyre të kryente studimet universitare.

Ajo ka mbaruar 3 vite bachelor dhe ndërpreu studimet për master, pasi iu desh të punonte për të mbledhur 200 mijë Lekë të reja, tarifa e vendosur nga Ministria e Arsimit pas reformës universitare, për të ndjekur studimet master. Studentja nga një fshat i Fierit thotë se prindërit morën para borxh që ajo të ndiqte ëndrrën e saj. 

Për më tepër ndiqni videon më poshtë (Minuta 3:55 – 10:05- 31:20- 40:35)

 “Babi im ka punuar në një punë pa siguracione. Aktualisht im ate ka probleme fizike dhe nuk mund të punojë. Mami im është ajo që kujdeset për të. Duke qënë se nuk ka pasur siguracione, nuk merr asnjë asistencë, apo ndihmë ekonomike, janë dy prindër pa punë, të cilët kanë 3 fëmijë në shkollë. Gjatë momenteve që unë kam patur Maturën Shtetërore, prindërit e mi më thanë që unë nuk kisha mundësi të vazhdoja universitetin.

Unë qaja, por gjithsesi thosha që unë do të vazhdoj. Dhe kur fitova shkolln prindërit e mi më thanë që kishin marrë lekë borxh që unë të vazhdoj studimet universitare. Unë ja u kisha bërë të ditur prindërve që nëse nuk gjenin mundësi do të largohesha nga shpia, për të gjetur një mënyrë se si të vazhdoja shkollën e lartë. Në vit të parë erdha në shkollë, një vajzë e cila vinte nga një fshat i Fierit, përball një Tirane kaotike. Duhet të gjeja punë, por nuk kisha mbështetje”, është shprehur Mirela.

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549