Kryeministri Rama ka reaguar për rrëfimin tronditës të “Dëshmitarit X” për Agron Xhafajn dhe nuk mund të mungonin dozat e larta të ironisë.
Përmes ironisë dhe duke publikuar videon e dëshmitarit Veliu, kryeministri Rama shkruan në ‘Facebook’ se nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullakët, trekëndëshi është katror, Shqipëria ndodhet në Polin e Veriut.