INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rregullat e reja detyrojnë operatorët e transportit të pajisen me licencë të re, para 1 Janarit

Rregullat e reja detyrojnë operatorët e transportit të pajisen me licencë të re, para 1 Janarit

Publikuar më: 18:26 19-12-2016

Të gjithë operatorët e transportit ndërqytetas duhet të aplikojnë për të nxjerrë një licencë të re, para datës 1 Janar. Hyrja në fuqi e udhëzimit të ri detyron të gjithë ata që kanë një licencë të rregullt aktualisht që ta aplikojnë për t’u pajisur me një të re, pasi e para nuk do të njihet më. Me anë të njoftimi për shtyp Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës bën me dije se “të gjithë operatorët e transportit në linjat e rregullta të transportit ndërqytetës, të cilët disponojnë një liçencë të vlefshme dhe janë aktive në operim, duhet të aplikojnë pranë kësaj ministrie për t’u pajisur me liçencë të re për linjat përkatëse në të cilat kanë operuar. Kjo për shkak se liçencat për transportin ndërqytetës dhe çertifikatat e mjeteve, që janëlëshuar në bazë të licencave, (lëshuar nga bashkitë) dhe liçencat e transportit rreth qytetës, (lëshuar nga bashkitë ose komunat), para hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, janë të vlefshme në ditën e lëshimit të liçencave, por jo më vonë se data 1 janar 2017”. Licenca për transportin ndër qytetës të udhëtarëve, (linjat kryesore dhe ushqyese), janë me afat 5 vjet dhe nga data 1 janar, licencat do të lëshohen në MTI. Afati I vlefshmërisë së çertifikatave për autobusët e shërbimit ndër qytetës është nga 1 deri në 5 vjet. Për një periudhë nga 3 – 9 muaj, MTI në bashkëpunim me organet e kontrollit do të monitorojë zbatimin dhe funksionimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse, si dhe të subjekteve të pajisura me licencë, me qëllim vlerësimin e operimit të tyre në përputhje me kriteret e përcaktuara në kuadrin ligjor. Dorëzimi I dokumentacionit përkatës mund të kryet çdo ditë deri në datën 30 dhjetor pranë ministrisë nga ora 10.00-12.00. Kriteret dhe rregullat e licencimit janë bazuar në Udhëzimin nr. 5627, datë 18/11/2016 “Pёr përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e liçencave dhe çertifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”.

Article Logic
Execution time: 0.0038180351257324