INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rregullore e re, edhe kontabilistët do i nënshtrohen “vettingut”

Rregullore e re, edhe kontabilistët do i nënshtrohen “vettingut”

Publikuar më: 09:22 12-03-2019

Të gjithë kontabilistët e miratuar që janë aktualisht aktivë do të verifikohen për vërtetësinë e arsimit, rregullsinë e mbajtjes së dokumentacionit për fitimin e titullit, do tu verifikohet dosja personale, etj. Në rast se e kalojnë këtë verifikim, ata do të pajisen me një kartë profesionale, që do tu mundësojë atyre të vazhdojnë aktivitetin.

Këto masa merren në kuadër të një rregulloreje të re, “Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e funksionimit të profesionit të kontabilistit të miratuar dhe organizatave të tyre profesionale të Bordit Të Mbikëqyrjes Publike”, të miratuar nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike në fund të muajit shkurt. Ky vendim është miratuar në zbatim të ligjit nr. 10 091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe kontabilistit të miratuar”.
Bordi i Mbikëqyrjes Publike është një autoritet kombëtar, nën varësinë e Ministrisë së Financave, aktiviteti i së cilit deri tani ka qenë mbikëqyrja transparente e profesionit të ekspertëve kontabël të regjistruar (EKR) dhe firmave të auditimit, mbikqyrja e të gjithë ekspertëve, firmave audituese dhe veprimtaria e organizimit profesional të EKR. (këta të fundit janë të detyruar t’u nënshtrohen trajnimeve të vazhdueshme, ndërsa paguajnë tarifa të caktuara ndaj këtij Bordi, si përqindje e auditimeve për shoqëritë me interes publik).
Tashmë, Bordi do të mbikëqyrë dhe të gjithë kontablët e regjistruar. Në një njoftim, Bordi i Mbikëqyrjes Publike u ka kërkuar të gjithë kontabilistëve që deri në 30 prill të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, që do të shërbejë për verifikimin e aktivitetit të tyre dhe për lëshimin e kartës.

Article Logic
Execution time: 0.0035901069641113