INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rregullorja e re, bizneset me xhiro nga 2 deri në 5 milionë lekë duhet të kenë fletë inventari

Rregullorja e re, bizneset me xhiro nga 2 deri në 5 milionë lekë duhet të kenë fletë inventari

Publikuar më: 11:45 28-02-2018

Tatimpaguesit e biznesit të vogël me xhiro mbi 2 000 000 lek deri në 5 000 000 lek, duhet të plotësojnë një fletë inventari për gjendjen e mallrave dhe materialeve të blera me TVSH.

Lajmin e bën me dije vetë Drejtoria e Tatimeve e cila nga ana tjetër jep edhe udhëzimet e nevojshme për këtë proces.

“Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, neni 11, duke nisur nga data 1 Prill 2018, do të përfshihen në skemën e TVSH-së, duhet që krahas masave organizative që duhet të ndërmarrin, do të raportojnë edhe inventarin e gjendjes stok të mallrave deri në datën 31 Mars 2018, të blerë me faturë me TVSH jo më parë se 12 muaj.

Për këtë arsye, duhet të mbahet parasysh sa më poshtë:

Të përpilohet lista e mallrave stok të specifikuar në sasi dhe në vlerë, ku të evidentohet data e regjistrimit të stoqeve, sipas formularit bashkëngjitur këtij njoftimi:

Çdo mall i përfshirë në inventar, duhet të jetë i justifikuar me faturë tatimore të blerjes me TVSH, i blerë jo më parë se 12 muaj nga data e deklarimit të inventarit, dhe të jenë të regjistruara në librat e tatimpaguesit.

Periudha e faturave të deklaruara në inventar është data 01 Prill 2017 deri në 31 Mars 2018. Këto fatura i bashkëngjiten inventarit, inventari, duhet të dorëzohet në drejtorinë rajonale, në momentin e regjistrimit në regjimin normal të TVSH-së, brenda datës 30 Prill 2018. Një kopje të këtij inventari tatimpaguesi e ngarkon edhe në e-filing.

Gjithashtu të gjithë këta tatimpagues, duhet të pajisjen me blloqe tatimore me TVSH, të cilat duhet të tërhiqen pranë Drejtorive Rajonale Tatimore ku janë regjistruar.

tatim.png

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492