INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rreshje të dendura, rrufe dhe përmbytje. Ja cilat janë zonat që rrezikojnë…[FOTO]

Rreshje të dendura, rrufe dhe përmbytje. Ja cilat janë zonat që rrezikojnë…[FOTO]

Publikuar më: 07:39 30-11-2017

Ashtu si ishte parashikuar, nata ka rikthyer rreshjet ne vend. Instituti I Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ne buletinin me te fundit te rreziqeve natyrore njofton per reshje intensive dhe permbytje ne shume qytete te vendit.

Ja se çfarë kanë parashikuar ekspertët për përmbytjet:

Përgjatë datave 30.11.2017 dhe 01 – 02.12.2017 priten rreshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Rreshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë.

Nga llogaritjet e fundit këto rreshje mund të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore ( Lezhë,Elbasan, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër).

Shenjat e Alarmit për përmbytje urbane ose nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël janë vendosur në tabelë.

dfl_g0-swe45.jpg

Qarqet më të rrezikuara janë Fier dhe Vlorë. Ka mundësi për përmbytje në basenin e lumit Vjosa. Gjithashtu edhe basenet Seman dhe Shkumbin mund të kenë përmbytje përgjatë fundit të ditës së përmbytje me prurje shumë të larta.

Efektet e rëndësishme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së Shtunë (dt.02 Dhjetor 2017).

Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet (Fier dhe Vlorë) përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017). Shenjat e Alarmit për Përmbytje nga lumenjtë e mesëm dhe të mëdhenj janë vendosur në tabelë. Në qarqet e vendit është vendosur shenja e rrëshqitjeve të tokës për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve dhe vërshimeve nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël . Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Qarqet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora. Ka mundësi të lartë për përmbytje në basenet e lumenjve Vjosa dhe Seman. Gjithashtu edhe lumi Shkumbin mund të shfaqë përmbytje përgjatë fundit të ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017).

Nga këto llogaritje rezulton se, nëse parashikimi i reshjeve del i saktë, në pjesët fushore të këtyre lumenjve ka mundësi përmbytje me pasoja të rënda (mijëra Ha tokë e përmbytur dhe mijëra njerëz të prekur) nga përmbytjet.

Sipas parashikimit, efektet e rëndësishme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së Shtunë (dt. 02 Dhjetor 2017).

Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet (Gjirokastër, Berat,Elbasan) përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së Premte (dt. 01Dhjetor 2017).

Parashikimi i ekspertëve për reshjet:

Paralelisht intensiteti i reshjeve do të pësojë rritje të vazhdueshme nga ora në orë, për të arritur sot vlera të larta deri në 100mm/24orë(siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të Sot(e enjte, dt.30)

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 11 °C / 17 °C në vendet e ulta: 6 °C / 16°C në vendet malore: 4 °C / 11 °C.

Era: 

Sot (dt.30.11.2017) era do të FORCOHET ndjeshëm, për të arritur vlera mbi 70km/orë në bregdet dhe në terrenet malore

nergf0349.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545