INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrezik për sigurinë e vendit. Mali i Zi ndalon hyrjen e shkrimtarëve serbë

Rrezik për sigurinë e vendit. Mali i Zi ndalon hyrjen e shkrimtarëve serbë

Publikuar më: 12:30 01-11-2018

Mali i Zi nuk ka lejuar futjen në vend të një grupi shkrimtarësh, historianësh dhe avokatësh nga Serbia. Oficerët e policisë në të gjitha pikat kufitare janë pajisur me një listë të njerëzve që nuk lejohen të hyjnë në vend në asnjë rrethanë, "pasi ato rrezikojnë sigurinë kombëtare të Malit të Zi". Mediet serbe shkruajnë se "kalimi i kufirit shtetëror, përveç Beckoviç (Matija) u është mohuar gjithashtu historianëve Çedomir Antic dhe Aleksandër Rakoviç, si dhe politikanit serbë dhe avokatit Dejan Mirovic".  Intelektualët serbë, të cilëve u është mohuar hyrja, ishte parashikuar të mbanin fjalime në një ngjarje që shënonte kremtimin e Kuvendit të Podgoricës. (Në këtë Kuvend, pas luftës së Parë Botërore është marrë vendim që Mali i Zi t’i bashkohet Mbretërisë së Serbisë).  Arsyeja kryesore për ndalimin janë deklaratat e tyre të mëparshme, të cilat, sipas shërbimeve malazeze të sigurisë, përfaqësojnë "një rrezik për sigurinë e shtetit". Kremtimi i njëqindvjetorit të Asamblesë së Podgoricës dhe Ditës së Bashkimit të Malit të Zi me Serbinë dhe kombet e tjera sllave të Jugut do të mbahet më 1 dhjetor në Kriptin e Kishës Historike të Ringjalljes së Krishtit në Podgoricë.

Article Logic
Execution time: 0.0038349628448486