Vitin që kaloi janë shenuar me qindra raste zjarresh ne Shqipëri. Nga keto zjarre ka patur 7 viktima. 35 % e zjarreve kane rene ne shtepi banimi dhe 12 % ne automjete. Në Tiranë jane regjistruar 9 vatra zjarri, ndërkohë 2 në Tepelene dhe 1 në Pogradec. Më I rëndi në kryeqytet ishte rasti i vdekjes së një fëmije 4-vjecar te Unaza re në Tiranë. Ekspertët dolën në përfundimin se shkak për flakët është bërë bombola e gazit. Ndërkohë, një tjetër rast tragjik, ishte zjarri I rënë në Tepelene, ku humbën jetën nëna së bashku me foshnjen 6 muajshe. Zjarri përfshiu shtëpinë me shpejtësi, i ndihmuar edhe nga orenditë shtëpiake pa i dhënë mundësi gruas që të shpëtonte foshnjën e saj dhe veten. Një 30-vjeçar ka gjetur vdekjen në Pogradec, teksa banesa e tij u dogj nga zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bishnicë (Mokër). Rasti i fundit ishte vetem pak dite me pare ne Tirane ku një zjarr i rënë në ashensorin e një pallati në zonën e Freskut në Tiranë, i mori jetën një gruaje 30-vjeçare.