INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëzimi i helikopterit, Kodheli: shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave

Rrëzimi i helikopterit, Kodheli: shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave

Publikuar më: 18:46 06-04-2016

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e dy të rinjve ushtarakë që humbën jetën ditën e sotmë nga rrëzimi i helikopterit në Shkodër. Kodheli gjithashtu i ka uruar shërim të shpejtë Geraldit.

“Floriani dhe Donaldi ishin të destinuar për të qëndruar në qiell. Qielli ishte puna, detyra, pasioni i tyre. Atje lart u prehshin! Dhimbje, pikëllim, trishtim për humbjen e dy ushtarakëve të devotshëm, dy pilotëve të talentuar, dy djemve model për shoqërinë.

E kishin jetën përpara, por ranë në lule të moshës, në krye të detyrës. Nuk kam fjalë të ngushëlloj nënat e tyre. Vuaj bashkë me to. I shërbyen vendit dhe dhanë jetën për të. Lutem për shpirtin e tyre.

Shërim të shpejtë Geraldit!”, shkruan Kodheli në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223