Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë një avion Boeing 737 që u nis nga aeroporti Francisco Carle në Jauja – rreth 165 milje në lindje të Limas.
Por për fat të mirë, të gjithë 141 passagjerët në bordin e avionit arritën të shpëtojnë pa asnjë dëmtim, u tha në një deklaratë të linjës ajrore, shkruan Deily Mail.
“Sapo u nis avioni mori nga e djathta dhe e u rrëzua, por profesionalizmi i lartë nga ekipi drejtues shmangën një incident që mund të kishte përfunduar tragjik,” thanë ata.
“Sapo u ngrit pak, avioni u rrëzua dhe menjëherë u përfshi nga flakët. Por të gjithë pasagjerët arritën të evakuohen në kohë e pa dëmtime,” tha Alberto Lopez nga kompania ajrore.
Këto janë pamjet e tmerrshme të një avioni të rrëzuar në Peru.