INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëzohet kamioni me pllaka guri në Tomorr, vdes shoferi 36 vjeç

Rrëzohet kamioni me pllaka guri në Tomorr, vdes shoferi 36 vjeç

Publikuar më: 11:40 21-04-2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Malin e Tomorit, pikërisht në zonën e shpatit të malit, ku ndodhen edhe karrierat e gurit dekorativ.

Shoferi i një nga firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar me kamionin që ishte i ngarkuar me pllaka guri. Si pasojë e aksidentit, 36-vjeçari Besnik Kanani ka humbur jetën.

Viktima jetonte në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit dhe ishte babai i 3 fëmijëve. Ai punonte prej vitesh si shofer kamioni në firmat e nxjerrjes dhe përpunimit të pllakave e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit.

Edhe pse prej gati një vitit Ministria e Mjedisit ka revokuar të gjitha licensat dhe ka pezulluar punën e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në Malin e Tomorit firmat vijojnë sërish punën.

Article Logic
Execution time: 0.0045289993286133