INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rriten masat e sigurisë tek Kryeministria

Rriten masat e sigurisë tek Kryeministria

Publikuar më: 13:52 24-02-2017

Policia ka shtuar masat e sigurisë në Kreyministri. 4 furgona të FNSH-së kanë mbërritur në rrugën Ismail Qemali, anash Kryeministrisë.

Këto shtime të sigursisë erdhën pas deklaratës që Kryetari i PD-së bëri disa orë më parë për dhunë.

“Thoma Gëllci o pleh, do të të heqim zvarrë nga ai post ku të kanë vënë për ti shërbyer interesave të korruptuara.

Ora jote po vjen, zvarrë do të hiqesh nga ai post ku të kanë vënë. Ta dijë mirë cdokush që godet qytetarët, që godet protestën që do vijë ora për ti marrë zvarrë nga ky shesh.

Doni luftë, luftë do të ketë, populli do të fitojë! Shpojani gomat, thyeni dritare, nxirrni zvarrë nga zyrat atyre që ju shkelin të drejtat tuaja, ngrihuni, protestoni e luftoni.

Askush nuk mund të mendojë se po luan me qytetarin e popullin, ti bëjë llogaritë mirë se përndryshe vala e ashpër popullore do i fshijë nga zyrat.

Kjo është një lëvizje popullore pa kthim, nuk është një manifestim partiak. Populli ka duruar padrejtësitë në kurriz, durimi i popullit i ka arritur fundi, durimit tonë i ka ardhur fundi", u shpreh Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0033748149871826