INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rriten prurjet nga reshjet, HEC-et nisin shkarkimet e kontrolluara

Rriten prurjet nga reshjet, HEC-et nisin shkarkimet e kontrolluara

Publikuar më: 12:15 04-03-2018

Reshjet e shiut dhe të dëborës kanë rritur ndjeshëm nivelin e prurjeve në hidrocentrale duke bërë që disa prej tyre të nisin shkarkimet.  Kështu raportohet se në hidrocentralin e Shkopetit jan¥ hapur portat e shkarkimit. Niveli i shkarkimeve nga HEC-i për momentin nuk paraqet rrezik përmbytjesh për zonën e Lezhës dhe Kurbinit. Baseni Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do kenë rritje të prurjeve dhe niveleve. Vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve nga kaskada e Lumit Drin. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë do të kenë prurje në rritje në të gjithë territorin. Ndërkohë meteorologët parashikojnë që edhe gjatë ditës së sotme të regjistrohen reshje shiu, ndërsa në disa zona mund të ketë edhe shtrëngata.

Article Logic
Execution time: 0.0035881996154785