INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rriten remitancat, 300 milionë euro në gjashtë muaj

Rriten remitancat, 300 milionë euro në gjashtë muaj

Publikuar më: 12:38 12-09-2017

Shumë familje shqiptarë e bazojnë jetesën mbi të ardhurat e emigrantëve, të cilat këtë 6 mujor të parë të vitit kanë shënuar një rritje të lehtë në krahasim me të njëjtin periudhë të një viti më parë.

Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë prurjet e emigrantëve kanë shënuar një rritje me 3% ose e përkthyer në shifra rreth 300 milionë euro.

Këto rritje të lehta të ardhurave të emigrantëve po vijnë pas një ulje drastike që pësuan vitet e kaluara.

Në vitin 2013 rënia e nivelit të remitancave prekën shifra rekord, e në vitet që pasuan rritjet ishin shumë të zbehta.

E kjo për shkak të krizës që përfshiu vendet fqinje ku shumë emigrantë humbën vendet e punës, e një tjetër arsye që ndikoi negativisht është dhe braktisja e Shqipërisë nga shume shqiptarë për të kërkuar azil në vendet e Europës.

Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara 1.120.000 shqiptarë të lindur në Shqipëri jetojnë jashtë, ku një përqindje shumë e lartë tyre kontribuojnë në rritjen ekonomike duke sjell para apo investime në vend.

Greqia dhe Italia janë dy vendet nga të cilat vijnë më shumë para nga emigrantët.

Statistikat tregojnë se një pjesë e mirë e të ardhurave shkojnë për konsum, konkretisht rreth 73% e të ardhurave, duke na lënë kështu të kuptojmë që Shqipëria nuk mund t'iu sigurojë shtetësave të vet as nevojat bazë për jetesë.

Article Logic
Execution time: 0.0022361278533936