INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet çmimi i kolaudimeve!

Rritet çmimi i kolaudimeve!

Publikuar më: 11:01 10-06-2016

Kompania konçesionare e kontrollit të automjeteve SGS kërkon rritjen e çmimit të kolaudimeve. Kërkesa e konçesionarit është dorëzuar në Ministrisë së Transporteve.
Mësohet se kërkesa është bërë më 13 maj të këtij viti dhe kompania kërkon rritjen e tarifës me 6.7% ose rreth 200 lekë. Në kërkesën e saj të dorëzuar pranë Ministrisë së Transporteve, kompania pretendon se kërkesa bëhet në përputhje me marrëveshjen.
Një kërkëse e tillë është konfirmuar dhe Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto. Në një prononcim për mediat, Haxhinasto theksoi se vendimi për kërkesën do të merren në muajin shtator, duke mos dhënë një vendim përfundimtar nëse do të refuzohet apo ajo.
Edmond Haxhinasto:
“Në lidhje me kërkesën e SGS, nuk e përjashtojmë mundësinë edhe të refuzimit të kërkesës në shtator për rritje të tarifës”.
Rritja e pagesës së konçesionarit do të jetë një kosto ëpr të gjithë ata qytetarët që kanë në përdorim një automjet.

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381