INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet numri i të helmuarve në Bulqizë, flet mjeku: Shqetësuese! Dalin rezultatet e analizave...

Rritet numri i të helmuarve në Bulqizë, flet mjeku: Shqetësuese! Dalin rezultatet e analizave...

Publikuar më: 09:11 06-05-2019

Rritet numri i personave që janë helmuar në qytetin e Bulqizës nga uji. Deri tani raportohen 100 banorë, duke e bërë këtë situatë çdo ditë e më shqetësuese.

Mjeku Ramazan Ceni shfaqet i bindur se një situatë të tillë e ka shkaktuar uji.

“Personat paraqiten me bark dhe të vjella por edhe me dhimbje barku. Helmimi ka ardhur nga uji, fluksi i të prekurve vazhdon”,- thotë ai.

I pyetur nga Balkanweb ai thotë se situata vijon të jetë shqetësuese, pasi vetëm sot janë paraqitur 6 raste të reja, 2 fëmijë dhe 4 të rritur.

Ndërkohë shefja e shërbimit të epidemologjisë në Bulqizë ka thënë se nga rezultatet e analizave ka dalë që uji nuk ka ndotje biologjike, por ajo shtoi se nuk mund të përjashtohet që uji të ketë qenë faktor ndikues pasi mund të ketë pasur elementë që laburatori nuk është në gjendje ti analizojë.

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104