INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet paga minimale në shtet, mësoni sa do të jetë

Rritet paga minimale në shtet, mësoni sa do të jetë

Publikuar më: 19:11 30-11-2016

Kryeministri, Edi Rama, gjatë një takimi me punonjës të administratës shtetërore bëri të ditur se punonjësit e kësaj administrate me pagë minimale 22 mijë lekë, që nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, paga e tyre do të shkojë në 37 mijë e 500 lekë të reja. Kjo është rritja më e madhe nga kategoritë e pagave me 70%, ndërsa paga mesatare dhe ajo e lartë rritet nga 7% në 10%. 
Kryeministri njoftoi se qeveria ka hequr nga buxheti i shtetit për rritjen e pagave dhe pensioneve, 100 milionë dollar, pa rritur borxhin publik.
Kryeministri sqaroi se rritja vlen vetëm për pagat e ulëta, ndërsa përmes batutës tha se ai vetë nuk do të përfitojë asnjë qindarkë, ashtu sikurse as ministrat e deputetët.   
Kreu i qeverisë theksoi sërish se rekrutimet në administratën publike do të bëhen vetëm në bazë të meritës. Sipas tij, kriteri bazë për të zënë një vend pune në shtet, është konkursi. Ai tha se administrata shtetërore nuk do të jetë më “strehë” “për ushtarët e partive”.
Rama sqaroi edhe procedurën e konkursit ku shtoi se kush nuk fiton, i nënshtrohet një trajnimi 3-mujor, ndërsa rrezikon përjashtimin nëse dështon edhe pas kësaj sprove.  

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432