INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rroshi e Çako, Basha: Presioni mafioz i Ramës gjunjëzoi drejtësinë

Rroshi e Çako, Basha: Presioni mafioz i Ramës gjunjëzoi drejtësinë

Publikuar më: 13:58 16-06-2016

Dy vendime gjykate kanë “çliruar” nga akuza dy prej të denoncuarve nga opozita kohët e fundit, nuk janë mirëpritur nga opozita e djathtë. Haki Çako u rikthye në detyrë, ndërsa Elvis Rroshi la qelinë për të qëndruar në arrest shtëpie. Në një dalje për mediat lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se këto dy vendime janë marrë nën presion nga Edi Rama.
Edi Rama:
“Nuk jam këtu për të kontestuar vendimet e gjykatave, por për të  denoncuar dorën mafioze të Edi Ramës  që i mori këto vendime. Sot është një ditë kritike, pasi garancia për një hetim të pavarur të përgjimit të paligjshëm ka rënë. Rama nuk lejon hetim pasi është vetë i përfshirë me kufje kriminale duke përgjuar opozitën, deputetët, banierët, diplomatët dhe përfaqësuesit e mediave”.
Kreu i opozitës ka këtë argumentim kur flet për lirimin e Elvis Rroshit.
Lulzim Basha:
“Ai duhej lënë të kthehej në shtëpi, ndryshe çdo gjyqtar do të ishte përballur me hakmarrjen e Edi Ramës. Kjo është drejtësia që do Rama, një drejtësi që nuk heton, por mbron krimin që bën Edi Rama. Imagjinoni sikur t’i bëjë zap gjykatat me draftin që ka në dorë... Drejtësia që do të kishim do të ishte një gjykatë me juristë të bindur, ku pesha do të binte në anën që ka kandarin e Edi Ramës”.

Article Logic
Execution time: 0.0038712024688721