Si pasojë e shkarkesave atmosferike është dëmtuar Nënstacioni Kombinat duke sjellë edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Nga fotot shikohet shembja e një pjesë të godinës dhe djegia e pajisjeve 35kV bashkë me transformatorin.
Punonjësit e OSHEE, sektori i avarive “tensioni i lartë” kanë kryer manovrimet e para duke mundësuar furnizimin me energji elektrike nga linja të dyta unazore.
Megjithatë, aktualisht një pjesë e zonës Kombinat në Tiranë është pa energji elektrike.
Grupet e punës së OSHEE janë në gatishmëri për normalizimin e situatës, pavarësisht kushteve të motit.