INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ruçi flet për herë të parë për çështjen Tahiri dhe përplasjet në Kuvend gjatë zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme

Ruçi flet për herë të parë për çështjen Tahiri dhe përplasjet në Kuvend gjatë zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme

Publikuar më: 21:52 27-12-2017

Gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin "Top Story" ishte i ftuar Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Gjatë intervistës ai pranoi se një nga gabimet e mazhorancës është mosfunksionimi gjatë vitit 2016 i organeve për të monitoruar kanabisin në vend. Po ashtu Ruçi foli edhe për denoncimet e opozitës për blerje të votës me para të ardhura nga paratë e drogës si edhe për çështjen e shumë për folur të ish-ministri të Brendshëm Tahiri.

Gazetari: Cilat janë gabimet që ka bërë mazhoranca sipas jush?

Ruçi: Një nga gabimet është moszbatimi i misionit dhe detyrat e organeve ligj zbatuese për të kontrolluar territorin për kanabisin. Në çfarë mase, kjo është e diskutueshme, por që ka qenë aty ka qenë aty.

Gazetari: Keni një koment për çështjen Tahiri?

Ruçi: Politika duhet të heshtë derisa drejtësia të flasë, çfarë do qëndrimi të mbaj unë do të kishte një ndikim, qoftë për fajësi apo pafajësi. Çdo politikan duhet të heshtë. Kështu që unë nuk mund të bëj komente qoftë për pozicionin personal edhe për atë të postit që mbaj.

Ruçi ka folur gjithashtu edhe për përplasjet në Kuvend gjatë zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme

Ai tha se e ka përjetuar situatën e krijuar në Kuvend nga opozita, kjo për faktin se ndodhte për të parën herë në 27 vite. Po ashtu Ruçi tha se është ndjen përgjegjësi për këtë situatë të krijuar dhe se ka kërkuar falje publike.

“Unë nuk do të dëshiroja që momenti i Prokurorit të Përgjithshëm të shfrytëzohej dhe të bëhej pjesë e debatit politik, por nuk varet nga unë. Nuk e përcaktojmë dot as ata as unë nëse është shkelje kushtetuese zgjedhja në këtë mënyrë. Opozita atakoi disa ligje në Gjykatën e Kushtetuese, këtë ligj nuk e atakoi.
Sigurisht sikurse i ka përjetuar mendoj unë i gjithë publiku. Unë jam përgjegjësi kryesor në atë sallë. Meqenëse jam nga më të vjetrit, u shqetësova shumë, sepse në 27 vite nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Gjatë gjithë kohës ka parë debate të polarizuara dhe të nxehta por në asnjë rast nuk ka ndodhur që të jetë sulmuar me mjete të kësaj forme sic është sulmuar atë ditë Parlamenti. Nuk është cënuar integriteti, dhe nuk është sulmuar kabineti qeveritar. Nuk ka bërë vaki në Parlament që trysnia dhe lufta në Parlament për ti privuar votimin kolegëve të tyre duke ju marrë kartonët për të mos votuar është trishtuese. Sigurisht që unë kërkova edhe një ndjesë publike,” tha Ruçi.

Article Logic
Execution time: 0.0039920806884766