Kryetarja e grupit të ri parlamentar të opozitës në Kuvend, Rudina Hajdari, ka mbështetur deklaratën e SHBA për zgjedhjet e 30 qershorin, dhe që vinte theksin te Reforma Zgjedhore.
Hajdari shkruan në “Facebook” se Reforma Zgjedhore është një fitore për atë pjesë të opozitës që ruajti vlerat e demokracisë para bashkëatdhetarëve dhe ndërkombëtarëve.
“Përshendesim deklaratën e Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen absolute të Reformës Zgjedhore.
Reforma Zgjedhore është një fitore për atë pjesë të opozitës që ruajti vlerat e demokracisë përpara bashkëatdhetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke treguar vendosmëri për të respektuar shtetin e së drejtës dhe institucionet e tij, si dhe duke mos braktisur elektoratin dhe parimet demokratike.
Ndihem e privilegjuar dhe krenare që do ta udhëheq këtë reformë për tu dhënë demokratëve sistemin më të mirë të përfaqësimit, në mënyrë që të avancojmë drejt rrugës Europiane”, shkruan Hajdari.