INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusët “kërkojnë” edhe Finlandën

Rusët “kërkojnë” edhe Finlandën

Publikuar më: 08:28 21-10-2016

Në Rusi janë thjesht thashetheme mediatike, por që mjaftojnë që në Finlandë të alarmohen. Mediat në Moskë prej disa ditësh janë duke publikuar artikuj dhe “analiza ekspertësh” që vënë në dyshim pavarësinë e Finlandës në vitin 1917.

Ajo që shqetëson më shumë finlandezët është periudha në të cilën mbërrijnë këto pretendime. Së pari Krimeja në Ukrainë e më pas tensionet që duket se vijojnë të përshkallëzohen mes Kremlinit dhe Perëndimit, e për më tepër edhe shtimi i pranisë ushtarake ruse në Detin Balltik, ku si Finlanda ashtu edhe Estonia kanë akuzuar Rusinë se po shkel vazhdimisht hapësirat e tyre ajrore me avionët Su-27.

Ministria e Mbrojtjes e Finlandës e përshkroi praninë e avionëve luftarakë rusë në Detin Balltik si “të tepruar” dhe zyrtarët vendas besojnë se pas agresivitetit të mediave që vendosin në pikëpyetje pavarësinë e vendit thuajse një shekull nga shpallja e saj, qëndron Kremlini.

Finlanda u shkëput në vitin 1917 nga ajo që njihej në atë kohë si Republika e Rusisë dhe ndan me Federatën Ruse 1340 kilometra kufi tokësor.

Article Logic
Execution time: 0.0034239292144775