INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusia bojkoton Samitin për Siguri Bërthamore

Rusia bojkoton Samitin për Siguri Bërthamore

Publikuar më: 12:01 30-03-2016

Rusia, e cila ka arsenalin më të madh bërthamor në botë, nuk do të përfaqësohet në Samitin e Sigurisë Bërthamore, që hap punimet më 31 mars.

Bojkotimi i samitit, i cili është i katërti dhe ndoshta përpjekja e fundit në nivel kaq të lartë për të parandaluar grupet terroriste nga sigurimi i materialeve bërthamore, ka shkaktuar konfuzion dhe shqetësim në mesin e zyrtarëve dhe analistëve në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë.

“Ky është një imazh i përzier, kjo është gjëja më e mirë që mund të them. Ka fusha të bashkëpunimit shumë të shëndoshë me Rusinë, ku bëjmë përparim të vazhdueshëm. Por, në disa fusha të tjera, ne çuditemi. Përse, për shembull, Rusia nuk do të përfaqësohet në Samitin për Siguri Bërthamore këtu në Washington”, thotë Rose Gottemoeller, zyrtare e lartë e Departamentit amerikan të Shtetit për traktatet e kontrollit të armëve, raporton REL.

Kurse Ben Rhodes, zyrtar i lartë i Këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, ka thënë se vendimi i Rusisë është një “mundësi e humbur”.

Article Logic
Execution time: 0.0034520626068115