INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

S’ka më “dashuri” në koalicionin Rama - Meta, konfirmimi nga Xhafa [VIDEO]

Publikuar më: 09:45 21-07-2016

3 vite pas qeverisjes së majtë nga dy partitë kryesore Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, duket se “dashuria” mes tyre ka marrë fund. Është Kryetari i Komisionit të Posaçëm i Reformës në Drejtësi, i cili ka deklaruar se dashuria mes tyre ka marrë fund, ndërsa kërkon që të paktën respekti mes tyre të mbetet. Deklarat është lëshuar në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, ku Ilir Meta kërkoi llogari ndaj Partisë Socialiste për çështjen e reformës në drejtësi.  
Ilir Meta:
“Xhafa kam një pyetje të lutem, pse nuk e ke mbledhur komisionin e Reformës në drejtësi dje, siç të kam thënë për të rakorduar çdo gjë për seancën e sotme”?
Fatmir Xhafaj:
“E para njëherë ule zërin”
Ilir Meta:
“Jo nuk e ul zërin, sepse nuk dua të toleroj situata të tilla”.
Fatmir Xhafaj:
“Kam 3 vjet që dëgjoj një parrullë tënden “Me qetësi dhe me dashuri”. Këtu të paktën dashuria ka ikur, por të paktën të rrijë qetësia. Unë jam kryetar komisioni dhe kam shumë respekt për kryetarin e Kuvendit, por edhe Kryetari i Kuvendit duhet të ketë respekt për Kuvendin dhe për institucionet që ka kuvendi. E para unë nuk marr urdhëra dhe nuk besoj se do të keni menduar që do të më jepnit urdhër që të mbledh komisionin, por kam dëgjuar me vëmendje cilindo që është në atë karrige të nderuar të Kryetarit të Kuvendit”.

Article Logic
Execution time: 0.0039901733398438