INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’ka pushime për deputetët! Kriza në drejtësi, LSI propozon tryezë dialogu

S’ka pushime për deputetët! Kriza në drejtësi, LSI propozon tryezë dialogu

Publikuar më: 10:24 23-07-2018

Kjo e hënë shënon dhe ditën e fundit të zhvillimeve të Kuvendit, duke shënuar dhe fundin e këtij sesioni kuvendor. Në rend dite është edhe votimi për ndryshimet në ligjin “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, që synon të zgjidhë ngërçin e krijuar me Shkollën e Magjistraturës si dhe Kodi Rrugor që kërkojnë 84 vota. Në kushtet kur sistemi i drejtësisë është në kolaps, LSI kërkon një tryezë politike që ti japë zgjidhej këtyre çështjeve.

Luan Rama:
“Nga sot, deri sa të zgjidhet problemi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë të mos fillojë pushimet Kuvendi. Deri sa të bëhet funksionimi normal i sistemi të drejtësisë. Unë propozoi një tryezë dialogu mes të gjithë aktrove parlamentare që tani për të zgjidhur këtë problem. Ne jemi të gatshëm nga sot deri sa të zgjidhen problemet në drejtësi të punojmë non stop, mos të fillojë pushimet kuvendi deri sa të bëhen reale. Nuk mund të vazhdojmë si në një situatë normale, nuk është problemi i regjistrimit të Magjistratëve, por funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, pa të cilën çdo pushtet tjetër duhet të reshtë së ekzistuar”.
Në përgjigje të kërkesës së tij, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi shprehu gatishmërinë për të zgjidhur këtë situatë, duke rezervuar të drejtën që të thërrasë në çdo moment Kuvendin.
Gramor Ruçi:
“Unë inkurajoj dhe mbështes dialogun për të kapërcyer luftën politike. Kemi gjëra që na ndajnë por kemi dhe gjëra që na bashkojnë. Unë përgëzoj LSI që është e gatshme për dialog. Ndaj ju kërkoj shërbimeve të Kuvendit të komunikojnë dhe me kreun e grupit të PD dhe ulemi për të zhvilluar të dy ligjet. Seanca do të vazhdojë normalisht në pritje të një përgjigjeje të kreut të grupit parlamentar të PD. Pas kësaj do të thërras të tre drejtuesit për të kërkuar dialogun që ju kërkuat”.

Article Logic
Execution time: 0.0045859813690186