INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S'keni vrojtues për sigurinë e pushuesve? Ngrihet Task - Forca, kujdes rrezikoni liçencën

S'keni vrojtues për sigurinë e pushuesve? Ngrihet Task - Forca, kujdes rrezikoni liçencën

Publikuar më: 13:12 08-07-2018
Nisur nga situata e ditëve të fundit ku kanë humbur jetën mjaft persona në bregdetin shqiptar, është krijuar Task - Forcë e veçantë për t’u garantuar pushuesve një ambient sa më të sigurt. Ditën e shtunë humbën jetën 3 persona në Sarandë e Durrës, ndërsa mungesa e vrojtuesve e bën situatën edhe më kritike. Porosia e Task Forcës mbetet e njëjtë, bizneset që administrojnë plazhet private do t'u hiqet liçenca nëse nuk vendosin vrojtues. Ekspertë nga disa ministri dhe Policisë së Shtetit garantuan rritjen e sigurisë.
 
‘’Do të jemi shumë rigoroz me të gjitha subjektet që marrin në menaxhim një stacion plazhi nëse nuk plotësojnë kriterin e vrojtuesve dhe parametrave të sigurisë kjo mund të çojë edhe në heqjen e licencave’’  ka thënë zv/ministri Hajrulla Çeku.
 
Ndërsa minsitri Blendi Klosi ka thënë : ‘’U kemi thënë me dhjetëra herë, kemi porosi të drejtpërdrejt nga kryeministri që tre janë problematikat, siguria në plazhe, pastërtia dhe padyshim mikpritja’’ 
Përfaqësuesit e Policisë së Shtetit, garantuan se janë marrë masa shtesë për të garantuar sigurinë e pushuesve.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494