3 adoleshentë dyshohet se kanë bërë namin duke vjedhur. Policia e Fierit ka zbardhur disa vjedhje të ndodhura gjatë muajit shkurt dhe ka vënë pranga tre adoleshentë, K.D, 18 vjeç, banues në Fier, O.L, 15 vjeç, banues në Fier dheK.Gj, 15 vjeç, po banues në Fier.
Dyshohet se ata kanë kryer vjedhje jo vetëm në Fier, por dhe në Lushnje.
Shtetasit e mësipërm mendohet se kanë vjedhur:
•Një furr buke në lagjen "Apollonia", Fier.
•Portofolin e shtetases A.H në Lushnje
•Një biçikletë në lagjen "Kastriot" Fier.
•Një sasi lekësh në një mjet tip furgon në lagjen "Kastriot" Fier.
•Një telefon të markës "IPHONE 7", në një automjet në lagjen "Kastriot" Fier.
•Disa sende nga një mjet tip furgon në lagjen "Liri" Fier.
•Një sasi lekësh në një farmaci në lagjen "1 Maj" Fier.
•Një sasi lekësh në një makinë në lagjen "1 Maj" Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim".