INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’ndalen lojërat e fatit, ja për çfarë procedohet 26-vjeçari në Ballsh

S’ndalen lojërat e fatit, ja për çfarë procedohet 26-vjeçari në Ballsh

Publikuar më: 13:19 04-01-2019

Një 26-vjeçar nga Ballshi është proceduar penalisht nga policia, pasi ka shkelur ligjin për lojërat e fatit që hyri në fuqi më datë 1 janar, duke vazhduar punën në subjektin e vetë, të regjistruar si pikë bastesh.

“U procedua penalisht shtetasi K.M, 26 vjeç, banues në Ballsh, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në qytetin e Ballshit në subjektin e tij u konstatua një tavolinë pokeri dhe një kuti me chipsa”, njofton policia.

Blutë e Fierit nënvizojnë se kontrollet kundër lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor, bazuar edhe në urdhrin final të ministrit Sandër Lleshaj, i cili theksoi se çdo pikë bastesh do të trajtohet si një parcelë hashashi.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436