INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'S&P' apel qeverisë për rreziqet dhe mungesën e reformave, përmend edhe deuroizimin

'S&P' apel qeverisë për rreziqet dhe mungesën e reformave, përmend edhe deuroizimin

Publikuar më: 13:24 04-08-2018

Gjiganti i vlerësimit, Standard and Poor`s ka mbajtur të pandryshuar në B+ me perspektivë të qendrueshme notën e borxhit sovran të vendit tonë. Agjencia sqaron në njoftimin e posaçëm që shoqëron këtë vendim, se rritja ekonomike përgjatë tre viteve të ardhshme do të jetë mesatarisht në 4%, dhe do të nxitet kryesisht nga investimet dhe rritja e eksporteve, kryesisht shërbimeve.
Sa i përket vlerësimit të ekonomisë shqiptare, S&P, nënvizon faktin se, vendi vijon me konsolidimin fiskal, por nga ana tjetër ka ende sfida në këtë drejtim, që kanë të bëjnë edhe me projektet e partneritetit publik privat të qeverisë. Ky paralajmërim vjen vetëm pak ditë pas atij të departamentit amerikan të shtetit. Gjatë tre-katër viteve të ardhshme, rreziqet me të cilat mund të përballet vendi ynë vlerësohen minimale. Një periudhë më e fortë e stabilitetit ekonomik e shoqëruar me tërheqjen e më shumë investimeve të huaja si dhe luftën e suksesshme ndaj ekonomisë informale do të gjeneronin një përmirësim të notës së borxhit sovran të vendit, thotë më tej agjencia. Madje, S&P, për të parën herë, nënvizon faktin se, edhe procesi i de-euroizimit mund të sjellë një përmirësim të notës, çka përkthehet në kosto më të ulta huamarrje për ekonominë tonë.
Nga krahu i kundërt, nota mund të ulet në rast se vihen re deficite fiskale apo edhe materializim i detyrimeve nga projektet me Partneritet Publik Privat (PPP).

S&P, vë theksin edhe te mungesa e reformave nga ana e qeverisë pasi fitoi zgjedhjet e vitit të kaluar.

Article Logic
Execution time: 0.003242015838623