Jorida Tabaku lë të hapur mundësinë e një koalicioni mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një intervistë për shtypin e përditshme, deputetja, e njëherësh zëdhënësja e grupit të PD Jorida Tabaku thotë se kjo marrëveshje nuk mund të vijë në kurriz të qytetarëve. Por ndërkohë Tabaku ka dhe një afat se kur kjo mund të ndodhë.
Jorida Tabaku:
“Pak më sipër më pyetët nëse PD-ja ndjehej e zhgënjyer nga tërheqja e LSI, një tjetër arsye se përse nuk ndjehemi të zhgënjyer lidhet dhe me mundësinë që bashkëqeverisja e tyre po i jep PD-së për të paraqitur sa më qartë dhe më mirë alternativën e saj tek shqiptarët. Ndryshe nga ajo që u propagandua si Aleanca e Evropiane, Partia Demokratike nuk ka nevojë për të bërë një aleancë të ngjashme në kurriz të interesave të shqiptarëve. Por nëse vota e qytetarëve vendos një ekuilibër politik atëherë do të jenë forumet e partisë që do të vendosin se si do të zbatohet parimi i lashtë “Politika është arti i të mundurës”.