Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një qytet të Greqisë, ku ka mbetur i vdekur një shtetas shqiptar, i cili ishte duke punuar.
Mediat Greke bëjnë me dije, që një 30-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në Patra të Greqisë paraditen e sotme pasi është aksidentuar rëndë gjatë kohës që po punonte.
Ai ishte emigrant në qytetin grek dhe punonte në një fermë në Sagaika Akai. Mediat greke raportojnë se identiteti i të riut shqiptar nuk është bërë me dije. Shqiptari kishte marrë dëmtime të rënda në pjesën e barkut pasi është goditur nga një frezë.
Megjithëse është transportuar menjëherë në spital, mjekët nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë.