INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa rrezikohet Shqipëria nga rizgjimi i vullkanit Duvallo në Ohër?

Sa rrezikohet Shqipëria nga rizgjimi i vullkanit Duvallo në Ohër?

Publikuar më: 10:12 04-07-2017

Një seri tërmetesh kanë goditur dhe po godasin Maqedoninë. Prej disa ditësh në Maqedoni janë regjistruar më shumë se 100 tërmete me magnitudë të ndryshme. Lëvizjet sizmike vazhdojnë ende në shtetin fqinj.

Lëkundjet e forta të tërmetit me epiqendër pranë fshatit Kosel, 12 km në verilindje të Ohrit, të cilat janë ndjerë edhe në vendin tonë, janë cilësuar si rizgjimi i vullkanit Duvallo. Këshillat për banorët e Ohrit është që ta kalojnë natën në tenda, pasi kjo është mënyra më e sigurt për t’i bërë ballë një tjetër tërmeti të mundshëm. Mediat në Maqedoni njoftojnë se është rritur era e squfurit dhe tymi nga vullkani në fshatin Kosel.

Në zonën e vullkanit janë hapur gjashtë vrima të reja ku dalin tym të përbërë nga dioksidi i karbonit dhe hidroksid i suqfuri nga vullkani i vetëm aktiv në Ballkanë, shkruan intv.al.

Pasojat e hirit vullkanik do të përhapen edhe më tej dhe do të ndihen edhe në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit.

Instituti i Tërmeteve në Shkup dhe Observatori Sizmiologjik i Shkencave në Shkup zhvilluan një takim mbi masat që Institucionet duhen të marin për qytetarët e shqetësuar për sigurin e tyre ku kanë pothuaje dy javë nga aktiviteti sizmik në Ohër./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0031449794769287