INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sa shqiptarë jemi? Qeveria kërkon “kontratë të re patriotike”!

Publikuar më: 18:16 08-12-2015
Qeveria ka hartuar një projektligj për regjistrimin e shqiptarëve, që jetojnë jashtë vendit. E gjatë prezantimit të paketës ligjore, Ministri i Brendshëm, Tahiri tha se kjo është kontrata e re patriotike, që qeveria do të ketë me të gjithë qytetarët shqiptarë, që jetojnë jashtë vendit. Ata do të regjistrohen me të dhëna të plota pranë konsullateve shqiptare në vendet, ku jetojnë duke dhënë dhe adresën e saktë e kjo sipas minsitrit Tahiri bëhet dhe për faktin që atyre tu shërbet online apo përmes postës për dokumenta të ndryshëm e të mos shpenzojnë kohë për të ardhur në Shqipëri e të aplikojnë vetë . Sipas këtij drafti çdo qytetar do të ketë një numër unik të regjistrimit, që edhe pas vdekjes ky numër nuk do t’i jepet asnjë personi tjetër dhe ky proçes duhet të përfundojë brenda dy vjetësh. Në takim morri pjesë dhe kryeminsitri Rama, i cili tha se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka një sistem adresash. Edhe pse ende nuk ka një shifër të saktë zyrtare për numrin e shqiptarëve, ai tha se deri më tani asnjë qeveri shqiptare nuk ka numëruar popullin e vetë, por dha një shifër të përafërt prej 4.4 milionë shqiptarë, me argumentin, që jashtë Shqipërisë pas vitit 1990, kanë lindur 300 mijë persona. Rama ndali dhe në ikjet masive të shqiptarëve, të cilat çuditërisht i sheh si largime normale pas zgjedhjeve të përgjithshme. Ai tha se është kollaj të bërtasësh sot se po ikin shqiptarët, a thua se për herë të parë shqiptarët ikën e morën rrugën pas zgjedhjeve të fundit. Është kollaj të thuash se u zgjodhët ju, prandaj po ikin shqiptarët. Ndërkohë që arsyet e ikjes janë shumë më të thella, në këtë periudhë 20 e kusur vjeçare.
Article Logic
Execution time: 0.0043821334838867