Saimir Tahiri ka qenë padiskutim çështja kryesore në jetën politike në vend. Ai është sërish në qendër të vëmendjes pasi prokuroria ka hapur një hetim ndaj tij pas publikimeve të disa përgjimeve të trafikantëve të drogës të grupit ‘Habilaj’, që përmendin dhe emrin e tij. E si të mos mjaftonte kjo, Tahiri u përfshi edhe në një tjetër ngjarje, pasi biznesmenit Orest Sota iu gjeten 800 mijë euro në makinë, si dhe dy leje drejtimi për mjetet lundruese të Tahirit.
Më pas, çështja ‘Tahiri’ u rikthye sërish në vëmendje, pas daljes së tij për 3 ditë nga Shqipëria, ku udhëtoi drejt Gjermanisë për arsye familjare.
Dhe pas gjithë këtyre ndodhive, Tahiri ka “thyer heshtjen” në Facebook, ku me anë të një postimi në Facebook, ka uruar shqiptarët në vigjilje të festave të 28 dhe 29 nëntorit.
“Gëzuar Shqipërinë”, shkruan Tahiri bashkangjitur fotos së flamurit.