INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sali Berisha akuzon Edi Ramën. Po fsheh një vrasje!

Sali Berisha akuzon Edi Ramën. Po fsheh një vrasje!

Publikuar më: 14:35 28-07-2016

Nëpërmjet një statusi ne facebook, Sali Berisha akuzon drejtpërdrejt Kryeministrin Edi Rama se po fsheh provat laboratorike të një vrasjeje. Sipas Berishës, denoncimi është bërë nga “Oficeri dixhital”, i cili thotë se bëhet fjalë për një vrasje të kryer nga Emiljano Shullazi.
Ja çfarë i shkruan denoncuesi:
“Përshëndetje Doktor, para rreth 4-5 javëve nga eksperiza shkencore e bërë në laboratorin e Ministrisë së Brendshme doli me prova të pakundërshtueshme laboratorike, biologjike se Emiliano Shullazi ishte pjesmarrës direkt në një vrasje të disa viteve më parë. Rezultati i kësaj ekspertize me urdhër të Ramës nuk i është dorëzuar Prokurorisë, por prej asaj kohe mbahet i ndryrë në kasafortën e zvdrejtorit të përgjithshëm të policisë, njeriut më të besuar të Shullazit në policinë e shtetit Ardian Çipës, i cili thuhet se së bashku me Saje qorrin e takojnë herë pas here Milin në qeli”!
Duke marrë shkak nga ky denoncim Sali Berisha i bën thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të vendose para ligjit bashkëpunetorin me uniformë të Shullazit për fshehje të vrasjes nga ky i fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271