INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Samiti i Diasporës, Rama tregon e kujt ishte ideja [FOTO]

Samiti i Diasporës, Rama tregon e kujt ishte ideja [FOTO]

Publikuar më: 21:01 18-11-2016

Samiti i Diasporës u çel sot pasdite në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Politikanë, biznesmenë dhe intelektualë shqiptarë që jetojnë në të gjithë botën ishin sot të pranishëm. Kryeministri Edi Rama, tregoi sot për herë të parë se e kujt ishte ideja për të zhvilluar këtë aktivitet.

Në fjalën e tij ai tregoi se kjo ide kishte ardhur kur ishte në New York në një asamble të OKB¬së ku u pa se sa e fuqishme ishte diaspora italiane atje. Ishte ideja e bashkëshortes së tij, Linda Rama e cila ja sugjeroi atë Kryeministrit.

“Më lejoni që si burrë atipik shqiptar ta falënderojë gruan që dha idenë e këtij samiti. Ajo nuk mundi dot të vinte këtu, pasi duhet të kujdeset në shtëpi për gjeneratën tjetër”, tha Rama.

Kryeministri ka vlerësuar rëndësinë e diasporës shqiptare nëpër botë, e cila sipas tij ka luajtur një rol thelbësor për ekzistencën e Shqipërisë.

“Ky është takimi i parë i shtegtarëve shqiptarë. Mbledhja juaj sot në këtë pallat, aq saç ishte e paimagjinueshme dikur është frymëzuese për qytetarët. Të shohim të gjithë së bashku se si mund të bashkojmë fuqinë e ëndrrave, ideve dhe parave”, ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë ka theksuar se prania e 1 mijë shqiptarëve nga 40 shtete të botës ka një rëndësi të veçantë.

“Ju jeni Shqipëria e përmbushur që ushqehet me rrënjët e asaj që quhet atdheu i shqiptarëve. Rrënjët janë të rëndësishme. Pa diasporën Shqipëria është më e cunguar, si një territor me mijëra pjesë. T’ju jesh mirënjohës që keni marrë rrugën nga 40 vende të botës është pak. Shqiptarët mund të arrijnë atë që dëshirojnë nëse bëhen bashkë”.

Ai ka shtuar se, diaspora duhet të shërbejë si një shkollë dijeje dhe jete, duke pasur parasysh suksesin e shqiptarëve në mërgim. Ndër të tjera, ai ka komentuar edhe mungesën e kreut të shtetit, Bujar Nishani dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, duke kërkuar një lloj ndjese në rast paqartësish në ftesën drejtuar atyre.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e cilësoi “një iniciativë të jashtëzakonshme bashkimin e diasporës shqiptare në Tiranë.

“Diaspora shqiptare ka qenë një nga shtyllat e kombit tonë për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Pa rolin e diasporës nuk do të kishim as pavarësinë e Shqipërisë e as atë të Kosovës”, u shpreh Thaçi.

Presidenti i Kosovës vlerësoi se, “diaspora sot është shndërruar në një burim të zhvillimit social dhe ekonomik të vendeve tona, por ka nevojë për një riorganizim”.

Article Logic
Execution time: 0.0033168792724609