INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Samiti i Parisit - BE-ja hap fondin  për hekurudhën Shqipëri-Kosovë-Serbi

Samiti i Parisit - BE-ja hap fondin për hekurudhën Shqipëri-Kosovë-Serbi

Publikuar më: 17:39 04-07-2016

Komisioneri europian Johannes Haln, bëri me dije se Bashkimi Europian do të sigurojë 96 milionë euro për tre projektet infrastrukturore për Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.

Ndërkohë, 50 milionë euro do të shpërndahen për rritjen e efikasitetit të energjisë për ndërtesat e banimit dhe projektet e vogla hidroenergjetike në mënyrë që të ruhet mjedisi.

Gjatë Samitit të Parisit për vendet e Ballkanit Perëndimor, Hahn pranoi megjithatë se Unioni ka hyrë në një fazë të vështirë.

“Një nga sfidat tona më të mëdha për përgatitjen e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor për në BE është ristrukturimi i modelit ekonomik për të siguruar që të gjitha shtetet të funksionojnë sipas ekonomisë  së tregut, për të nxitur eksportet, investimet në vend dhe konsumin”, tha ai.

Ai shpjegoi se duke mbështetur ndërtimin e lidhjeve infrastrukturore të transportit dhe të energjisë, përforcohet rruga e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Kjo do të thotë se duke u fokusuar në investimet për krijimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së transportit dhe energjisë, forcojmë boshtin e konkurrencës mes vendeve”, shtoi.

Article Logic
Execution time: 0.0039000511169434