INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Samsung Electronics zgjeron linjën e televizorëve Premium në IFA 2017 [FOTO]

Samsung Electronics zgjeron linjën e televizorëve Premium në IFA 2017 [FOTO]

Publikuar më: 18:46 31-08-2017

Me shtimin e televizorëve QLED me ekran të sheshtë Q8F 55 dhe 65 inç, dhe The Frame 43 inç, linja e televizorëve premium të Samsung zgjerohet me 14 televizorë QLED dhe tre modele të The Frame

Samsung Electronics Co., Ltd. njoftoi sot se do të prezantojë modelet e televizorëve QLED me ekran të sheshtë 55 dhe 65 inç, Q8F dhe një version 43 inç të The Frame në IFA 2017. Samsung gjithashtu do të organizues i Samitit QLED dhe HDR10 (high Dynamic Range) në IFA në 1 Shtator në Hotel Waldorf Astoria në Berlin, Gjermani për të ofruar njohuri në avancimet e ekranëve quantum dot (QLED) si dhe zhvillimin e potencialit të plotë të ekosistemit HDR10/HDR10+.

Q8F është një ekran i sheshtë homolog me linjën e mëparshme të ekranëve të lakuar Q8C. Samsung po zgjeron linjën e tij të televizorëve QLED në Europë, pasi synon që të forcojë pozitën e tij drejtuese në tregun global të televizorëve premium. Versioni i ri 43 inç i The Frame kombinon teknologjinë dhe artin për t’ju mundësuar konsumatorëve vlerën e dizajnit që i lejon ata të personalizojnë dhe zmadhojnë hapësirat më të vogla të shtëpisë.

Q1.jpg


“Ne jemi krenarë të prezantojmë një version të sheshtë të Q8 si përgjigje për kërkesën e konsumatorëve Europian që duan televizorë premium, të sheshtë dhe mesatar,” tha Sang-ho Cho, Zëvendës Presidenti i Biznesit të Ekranëve Vizual pranë Samsung Electronics. “Linja jonë e zgjeruar e televizorëve QLED si dhe versioni 43 inç i The Frame oriention drejt mundësive të reja për televizorët me teknologjinë e tyre inovative dhe dizajnin e bukur, duke reflektuar stilin e jetesës së konsumatorit.”

Forcimi i Pozicionit Drejtues në Tregun e Televizorëve Premium
Me shtimin e modeleve Q8F, linja e televizorëve QLED Samsung 2017 në Europë është zgjeruar me 14 modele. Ofertat e Samsung, me modelet e televizorëve QLED Q9, Q8 dhe Q7, përfaqëson linjën më të plotë të televizorëve premium që varion në madhësi nga 49 në 88 inç dhe përfshin tetë ekrane të sheshtë dhe gjashtë të lakuara. Modelet Q8F, në veçanti, janë modelet e para me ekran të sheshtë në linjën QLED TV Q8 të Samsung.

Me përdorimin e teknologjisë metal quantum dot, televizorët Samsung QLED prodhojnë ngjyrat më të sakta pavarësisht nivelit të ndriçimit të pamjes. Kjo karakteristikë unike u verifikua me “100 përqind Volum Ngjyre” nga VDE (Verband Deutscher Elektrotechniker), autoriteti i çertifikimeve sipas standardit global në Gjermani. Lidhja e padukshme e televizorëve QLED, një kabëll optik transparent me diametër vetëm 1.8 mm, eleminon rrëmujën e kabllove të shumtë dhe “No Gap Wall-mount” lejon që televizori të montohet menjëherë në mur dhe të përshatet në hapësira të ndryshme.

Q2.jpg


Modeli i ri 43 inç i The Frame plotëson linjën e televizorëve të stilit të jetesës, e cila konsiston aktualisht në modele 55 dhe 65 inç. Me anë të funksionit Art Mode, The Frame, përveç se shërben si një televizor, dyfishohet si një element dekori për shtëpinë duke paraqitur si vepra art, ashtu edhe fotografi personale. nëpërmjet opsionit Art Store të The Frame, përdoruesit shumë shpejt do të jenë në gjendje të shohin rreth 1.000 vepra të spikatura arti nga galeritë dhe muzetë më të famshëm në botë, ku përfshihen LUMAS, Saatchi Art, Sedition dhe Muzeu Prado.

Modelet Q8F do të jenë të disponeshëm menjëherë pas prezantimit në IFA dhe versioni 43 inç i The Frame do të jetë i disponueshëm në Europë duke filluar nga muaji Tetor, me produket që do prezantohen diku tjetër fillimisht.

Tërheqim vëmendjen e pjesëmarrësve të IFA me Teknologjitë e Përmirësuara HDR10+

Samsung do të demostrojë teknologjitë e televizorëve QLED dhe HDR10+ në Samitin QLED dhe HDR10, i cili do të organizohet së bashku me botuesin i hulumtimeve të tregut të ekranit Insight Media. HDR10+ mundëson cilësi të jashtëzakonshme të pamjes për ekranët me ndriçimin, ngjyrat dhe kontrastin të optimizuar automatkisht për çdo skenë. Samiti do të japë hollësira sesi me hartën dinamike të tonit HDR10+, çdo skenë përmirësohet individualisht për të sjellë në jetë pamjet vibruese dhe ngjyrat që lejojnë shikuestn të shijojnë përmbajtjen ashtu sië synonte prodhuesi apo drejtuesi i filmit.

Në Samit, Samsung do të diskutojë rreth partneritetit të ri me 20th Century Fox dhe Panasonic Corporation për të krijuar një platformë të hapur, pa pagesë dhe dinamike të metadatave për HDR10+. Tre kompanitë do të formojnë një njësi licencuese në Janar të vitit 2018 dhe do të ofrojnë metadata pa pagesë për kompanitë e përmbajtjes, UHD TV, Blu-ray players / recorders dhe prodhuesit e set-top box, si dhe shitësit SoC (System on Chip).

“Qëllimi ynë është gjithmonë tu mundësojmë konsumatorëve përvojën më të mirë të shikimit nëpërmjet teknologjisë së fundit dhe inovacionit,” tha Jongsuk Chu, ZëvendësPresident i Biznesit të Ekranëve Vizual pranë Samsung Electronics. “Me teknologjinë tonë më të fundit të avancuar HDR10+ dhe televizorët QLED, ne shpresojmë të krijomë një cilësi imazhi të përmirësuar me ngjyra të pasura dhe kontrast më të thellë, lehtësisht të aksesueshme për përdoruesit nëpërmjet një shumëllojshmërie përmbajtje.”

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI dhe LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030219554901123