INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Galaxy S9 po dergon mesazhe pa dijeninë tuaj! Kujdes nga ky update

Galaxy S9 po dergon mesazhe pa dijeninë tuaj! Kujdes nga ky update

Publikuar më: 09:48 03-07-2018
 
Samsung është një ndër brandet që tërheqin më shumë vëmendje. Njihet për cilësi në rrallë të parë, por disa njerëz e urrejnë për software. Problemi I Samsung zakonisht ka të bëjë me faktin që për të marë një software update duhet të pritet shumë, por këtë herë problemi është shumë më i ndryshëm. Galaxy S9 jo vetëm që po dështon me shitjet, por ama duket  se po zhgënjen dhe përdoruesit aktualë. Kur një smartphone nis që të dërgojë automatikisht mesazhe dhe foto drejt kontakteve tuaj, padyshim që diçka nuk shkon.  Galaxy S9 ka pasur këtë problem së fundmi, fill pasi mori update sistemi. Shumë përdorues kanë nisur një mori ankesash ndaj Samsung, por deri tani nuk kemi asnjë deklaratë nga ana ë Samsung në lidhje me prejardhjen e problemit apo se si do të procedohet për zgjidhjen e tij.
 
Më shumë në këtë kategori: « LG shokon botën
»
Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938