Samsung Watch u mendua që do të ishtë një smartwatch që do ia vlente vetëm për atletët. Kompania nuk pëlqen që të duket se po neglizhon përdoruesit e përditshëm, prandaj versioni i këtij viti ka ndryshuar shumë.
Ora më e re inteligjente e Samsung ka një pamje mjaft serioze. Ajo është e pajisur me një procesor dual core 1.5GHZ, ka një ekran 1.3 ose 1.2 inch dhe përdor Tizen OS. E veçanta e këtij lançimi nuk qëndron vetëm tek specifikat, por dhe te fakti që kjo pajisje mund të përdoret dhe pa smartphone.
Samsung ka deklaruar që në fund të vitit do te nxjerrë një version tjetër që do të ketë aftësi të përdori 4G, pra mund të komunikoni me anë të saj pa nëvojën e asnjë smartphoni.
Versioni me ekran 1.2 inch do të kushtojë $329, kurse ai me ekran 1.3 inch do të kushtojë $349. Nëse ju duhet një orë e re shikojeni këtë mundësi.
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.